Grabitësi u vra nga policia, si 'mashtruan' se po vetëdorëzoheshin /SKEMA

Shqipëria

Grabitësi u vra nga policia, si 'mashtruan' se po vetëdorëzoheshin /SKEMA

Më: 27 mars 2018 Në ora: 17:04
I ndjeri Xhuliano Sollaku dhe shoku i tij Arben Muço

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja e grabitësve me policinë të premten në Fier, ku mbeti i vrarë, Xhuliano Sollaku si dhe u plagos shoku i tij, Arben Muço.

Hetuesit dhe ekspertët e policisë kanë ndërtuar skenën e krimit, bazuar në deklarimet e punonjësve të policisë që morën pjesë në aksion. Tv Klan ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes përmes një skeme grafike.

Fillimisht grabitësve iu bë thirrje për t’u dorëzuar. Në këtë moment dy personat që ndodheshin në katin e dytë, dolën në ballkon të shesh pushimit me duart lart. Ata lanë të kuptohet se do të dorëzoheshin, por kur mbërritën në shkallët e katit të parë, dy grabitësit, të armatosur me automatik dhe pistoletë hapën zjarr ndaj policisë, e cila u kundërpërgjigj.

Një makinë e cila ndodhej e parkuar pranë pallatit, menjëherë pas shkëmbimit të zjarrit u largua në drejtim të unazës veriperëndimore të qytetit të Fierit. Në këtë automjet besohet se kanë qenë dy bashkëpunëtorët e tjerë të Sollakut dhe Muços.

Në sheshpushimin e pallatit, gjatë kontrollit, policia gjeti edhe një çantë me vegla pune, me të cilat agresorët po përpiqeshin të shqyenin derën e familjes së Minella Muçës.

I plagosuri Abren Muça, konsiderohet nga policia si çelësi i hetimit të kësaj çështjeje.
Pas trajtimit disa ditor në spitalin e Fierit, për shkak të plagës së marrë në përplasjen me policinë, ai është transferuar në ambientet e paraburgimit në Fier, ku pritet të qëndrojë deri në fund të gjykimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat