Deputetja Vokshi i kërkon dorëheqjen, habit ministrja Kumbaro: Nuk iki do ndërtoj teatrin e ri!

Shqipëria

Deputetja Vokshi i kërkon dorëheqjen, habit ministrja Kumbaro: Nuk iki do ndërtoj teatrin e ri!

Më: 28 mars 2018 Në ora: 13:13
Albana Vokshi dhe Mirela Kumbaro

Kryetarja e komisionit për Median, Albana Vokshi, i ka kërkuar sot ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro,  që të japë dorëheqjen pasi është e paditur për shkelje të rënda mes të cilave, edhe për shembjen Teatri Kombëtar dhe mënyrën e dyshimtë dhe korruptive që po ndërtohet i riu.

Por përgjigjja e ministres ka qenë sa konfuze, aq edhe qesharake.

"Nuk e jap dorëheqjen unë, as për dokumente zyrtare. Në emër të Teatrit Kombëtar janë shpenzuar 6 milionë dollarë, por projekti u ndërpre. Kryeministri shpreh vullnetin politik për një godinë të denjë teatri. Do të ndërtojmë teatër të ri, turp të keni"

Ndërkohë, dorëheqjen e ministres Kumbaro e ka kërkuar dhe deputeti i djathtë, Luçiano Boçi, i cili i tha ministres të urdhërojë menjëherë ndalimin e punimeve ose të largohet, duke shtuar se Teatri po prishet për një arsye qesharake, për faktin se nuk është 'monument kulture'. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat