Kokaina rekord/ Media gjermane korrigjon shkrimin, reagon Rama:

Shqipëria

Kokaina rekord/ Media gjermane korrigjon shkrimin, reagon Rama:

Më: 29 mars 2018 Në ora: 14:04
Edi Rama

Media gjermane Die WELT ka korrigjuar pjesen ne intervisten me kryeministrin Rama, teksa ai flet per kapjen e sasise rekord te kokaines ne Durres. Vete kryeministri, pasi deklaroi nje dite me pare se nuk ishte e veretet qe kishte deklaruar se kokaina u kap ne bashkepunim me autoritetet italiane, sot ka postuar lajmin per korrigjimin qe ka bere media prestigjoze.

Postimi i Rames 

KUR MEDIA NUK ESHTE KAZAN

Prestigjozja gjermane Die WELT korrigjoi në kohë rekord, citimin e gabuar nga intervista ime e regjistruar me gazetarin, lidhur me të vërtetën (e shtrembëruar padashje nga gazetari gjatë zbardhjes së intevistës) të kapjes së 613 kg kokainë nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare, pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar!

Mund të kishte qenë fare mirë një operacion në bashkëpunim me partnerët (si shumë të tjerë), që s’do zbehte as vlerën e operacionit e as rolin e agjencive tona, por e vërteta është se nuk ishte dhe kaq!

Ndërkohë që, ndryshe nga ç’ndodh përditë rëndom në këtë vendin tonë të vogël, ku nëpër pasqyrat mediatike bëhet rregullisht “prifti me barrë” e futet “xhamia në thes” dhe askush, as nuk merr e as nuk mban asnjë përgjegjësi përpara publikut, kjo media e madhe e një vendi të madh, merr e mban përgjegjësi publike edhe për një fakt kaq periferik sa ç’është për përmasat e saj, citimi i gabuar i kryeministrit të një vendi kaq të vogël sa i yni.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat