Qeveria shqiptare trajnime falas për qytetarët që duan të punojnë

Shqipëria

Qeveria shqiptare trajnime falas për qytetarët që duan të punojnë

Më: 30 mars 2018 Në ora: 13:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të hënë se qeveria do të marrë përsipër trajnimin e personave që duan punë por që nuk i kanë aftësitë teknike për punë.

Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet për punësimin, deklaroi se janë 10 mijë njerëz që duan të punojnë.

"Nëse nuk kanë aftësitë teknike për punë, ne do i paguajmë dhe do i trajnojmë. Ka vështirësi psikologjike për ata që kanë marrë për një kohë të gjatë ndihmën ekonomike, krijon një mpirje te ata që janë mësuar me të. Sfida e punësimit është një sfidë me kompleksitet dhe fillon nga kapacitetet e vendit për punë dhe aftësitë për punë. Në një vend ku për 20 vjet nuk u zhvillua arsimi profesional dhe nuk u zhvilluan aftësitë për punë, përballet me pasoja që janë në sytë e të gjithëve. Kemi riformatuar skemën e ndihmës ekonomike. Janë 10 mijë njerëz që duan të punojnë, por nëse nuk kanë aftësitë teknike për punë, ne do i paguajmë dhe do i trajnojmë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama shtoi se këta persona do të paguhen më shumë sesa mesatarja e ndihmës ekonomike.

“Pra, në vend që të rrinë e të presin punë te shtëpia, do të shkojnë të trajnohen te kompanitë, me të cilat do të bëjmë marrëveshje në bazë të nevojave të kompanive. Nuk ka kompani shqiptare sot pa vende të lira pune. Kompania do të marrë nga shteti paratë e trajnimit e më pas do të punësojë personin që ka trajnuar”, sqaroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat