Zyra e BE reagon për debatin mbi komunitetin LGBTI: Unioni i bazuar mbi respektin

Shqipëria

Zyra e BE reagon për debatin mbi komunitetin LGBTI: Unioni i bazuar mbi respektin

Më: 30 mars 2018 Në ora: 22:59
Ilustrim

Zyra e BE-së në Tiranë reagon mbi debatet e kohëve të fundit mbi komunitetin LGBTI, duke theksuar Bashkimi Evropian bazohet në vlerat e tolerancës, mosdiskriminimit dhe respektit për të drejtat universale të çdo individi.

Reagimi: Delegacioni i Bashkimit Evropian në ka ndjekur nga afër debatin e kohëve të fundit mbi edukimin për të drejtat e njeriut dhe bulizmin në shkolla, duke përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes kundër komunitetit #LGBTI.

Bashkimi Evropian bazohet në vlerat e tolerancës, mosdiskriminimit dhe respektit për të drejtat universale të çdo individi, pa marrë parasysh ngjyrën, fenë, pikëpamjet politike, origjinën etnike, aftësinë e kufizuar, moshën apo orientimin e tij seksual.

Ne besojmë fuqimisht në këto parime dhe i promovojmë dhe mbështesim ato në mbarë botën. Ne gjithashtu dënojmë me fjalët më të forta të mundshme diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes, në të gjitha format ose manifestimet e tyre.

Institucionet e pavarura për të drejtat e njeriut duhet të jenë të parët për të mbrojtur ata që janë subjekt i gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Heshtja dhe indiferenca janë po aq të papranueshme sa dhe vetë sulmet e dhunshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat