Edi Rama “bombardohet” nga komentuesit në rrjetet sociale

Shqipëria

Edi Rama “bombardohet” nga komentuesit në rrjetet sociale

Më: 31 mars 2018 Në ora: 16:31
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, do të dalë në orën 19:00 në një dalje për mediat, ku do të flasë për protestën e ditës së sotme për taksën e rrugës së kombit.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Rama thotë se do të flasë me shqiptarët për ata që ai quan krim të rëndë ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit

Por kryeministri shqiptar ka marrë kritika të shumta nga ndjekësit e tij. Ata e kanë quajtur Ramën kriminel dhe një injorantë të ndyrë.

Madje njëri nga komentuesit e ka pyetur Ramën se kush është i interesuar të flas me të.

Pas më shumë se disa orësh përleshje me policinë, duke se protestuesit kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë protestën në rrugën e Kombit.

Qindra qytetarë nga Kukësi dhe Kosova ishte mbledhur në hyrje të tunelit të rrugës së Kombit, për të kundërshtuar vendosjen e taksës nga qeveria për ata që kalojnë në këtë rrugë.

Por, situata ka degjeneruar në dhunë, ndërsa protestuesit kanë marrë nën kontroll edhe kabinën që janë të vendosur makineritë ku bëhen pagesat.

Qytetarët të irritur, i kanë vënë flakën kabinës, duke e shkatërruar atë dhe pajisjet që ndodheshin aty.

Si pasojë e përplasjes ka pasur të lënduar si nga protestuesit po ashtu edhe nga ana e punonjësve të policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat