Basha-Ramës: Ke rrethuar Kukësin, tërhiq policinë sepse me armë…

Shqipëria

Basha-Ramës: Ke rrethuar Kukësin, tërhiq policinë sepse me armë…

Më: 31 mars 2018 Në ora: 20:49
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën për tarifën në Rrugën e Kombit.

Në një deklaratë për media krah kryetares së LSI Monika Kryemadhi, Basha kërkoi nga forcat e policisë të mos zbatojnë urdhrat për reprezalje, dhe i bëri thirrje kreut të qeverisë të shfuqizojë menjëherë tarifën.

“Dënojmë kërcënimet e Edi Ramës. Shprehje e gjendjes së rëndë psikike të Edi Ramës me të cilën u shfaq ai sot. Ne dënojmë dhunën barbare kundër protestuesve dhe kërkojmë vënien para përgjegjësisë të çdo kujt që ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Edi Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë se zgjidhja arrihet me dialog, dhe jo me reprezaljen e armëve. I bëjmë thirrje Edi Ramës të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Forcat Policore duhet të jenë në funksion të krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës. I bëjmë thirrje çdo punonjësi të policisë të zbatojnë urdhrat dhe i paralajmërojmë se do të vihen para përgjegjësisë penale. I bëjmë thirrje Ramës të zbatojë menjëherë heqjen e tarifës”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat