Edi Rama i inatosur: Zemrën e kam në vend, jo në zorrë

Shqipëria

Edi Rama i inatosur: Zemrën e kam në vend, jo në zorrë

Më: 31 mars 2018 Në ora: 21:40
Edi Rama

Në komunikim që kryeministri Edi Rama pati për qytetarët pas protestës masive në Tunelin e Kalimashit kundër taksës për Rrugën e Kombit, u vu re një detaj.

Diçka nuk shkonte me shefin e qeverisë. Dhe si rrallë herë, emocionet, apo inati, apo frika, këtë nuk mund ta përcaktojmë, nuk i lejonte të kishte frymëmarrjen e qetë. Gjatë deklaratës, shefi i mazhorancës u dëgjua shpesh herë të kishte marrje fryme.

Këtë e ka shpjeguar vetë kreu i qeverisë, përmes rrjetit social Facebook, ku ka ndarë një status.

Ai thotë se e ka ndjerë këtë deklaratë dhe përgjegjësinë e detyrës që ai mban, ndaj edhe ka ndjerë rrahje zemre tej normales.

“Kam një lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena. Zemrën e kam në vend jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend megjithë mend e këtë popull megjithë zemër!”, shkruan Edi Rama në Facebook.

Gjatë deklaratës kryeministri tha se protestuesit nuk ishin kuksianë, hasjanë as tropojanë të vërtetë. Sipas tij ata ishin vandalë të nxitur për protestë të dhunshme nga opozita në Tiranë. Rama tha se si të tillë, pra si vandalë, ata do të marrin dënimin e merituar sipas forcës së ligjit.

Protestuesit çanë kordonin e sigurisë të policisë, dhe dogjën sportelet e ngritura për pagesën e tarifës për çdo kalim në Rrugën e Kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat