Gjykata shtyn gjyqin, ja kur vendos për 23 protestuesit e arrestuar

Shqipëria

Gjykata shtyn gjyqin, ja kur vendos për 23 protestuesit e arrestuar

Më: 3 prill 2018 Në ora: 10:52
Protesta në Shqipëri

Gjykata e Kukësit e ka shtyrë dhënien e vendimit për vlerësim mase sigurie për 23 të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit.

Mësohet se seanca gjyqësore do të mbahet nesër në orën 10:00 paradite.

Protesta/ Të arrestuarit e Kukësit u sollën në Tiranë për të shmangur…

Transferimi në Tiranë i 23 të arrestuarve për protestën kundër tarifës së Rrugës së Kombit, është bërë në mënyrë që të shmangeshin incidentet e mundshme në Drejtorinë e Policisë së Kukësit.

Megjithatë, zyrtarisht Policia e Shtetit ka një argument tjetër, duke thënë se transferimi i tyre është bërë për mungesë kapaciteti në Drejtorinë e Policisë Vendore në Kukës, ku duhej të mbaheshin në izolim. Sipas Policisë, godina e policisë atje nuk ka ambiente dhe hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur të ndaluarit.

Megjithatë, burimet thanë se përveç mangësive të kësaj natyre, shkaku real lidhet me ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike. Precedentë të ngjashëm kanë ndodhur edhe më parë në Kukës, gjatë një proteste të banorëve në vitin 2001 për përmbytjet.

Në këtë rast, të arrestuarit u transferuan në Drejtorinë e Policisë së Dibrës, madje edhe masa e sigurisë për ta u zhvillua në Gjykatën e atij qyteti. Po kështu, edhe në rastin e një proteste të banorëve të Shkodrës, në vitin 1999, ku të arrestuarit u transferuan në një qytet tjerë.

Artistët u bashkohen protestuesve

Pasi kanë mbaruar protestën e tyre për kauzën e Teatrit Kombëtar, artistët i janë bashkuar kauzës tjetër, asaj kundër tarifës për Rrugën e Kombit. Aktorët u janë drejtuar ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku u sensibilizuan mes qindra protestuesve që kërkojnë lirimin e 23 të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit.

Aktori Arben Derhemi foli para mbështetësve, duke thënë se Kryeministri Edi Rama është i vetmi përgjegjës për situatën e krijuar, dhe se zgjidhja është vetëm largimi i tij.

“Kreu i qeverisë i cilësoi vandalë qytetarët që dolën në protestë të shtunën pranë Tunelit të Kalimashit, kundër taksës së dyfishtë që u vendos për kalimin në Rrugën e Kombit. Nëse ata janë barbarë, atëherë të gjithë jemi barbarë”, u shpreh Derhemi.

“Arsyeja pse jemi këtu, është një dhe e vetme. Të gjithë shqiptarët kanë një shtet të papërgjegjshëm dhe një Kryeministër të papërgjegjshëm. Kjo është arsyeja që na bashkon. Një person po na mban varur të gjithë shqiptarëve, quhet Edi Rama”, u shpreh ai.

 

Procedohen 8 persona pas protestës në Tiranë, zbardhet akuza

Pas protestes 2-ditore para Drejtorise se Policise ne Tirane, jane proceduar 8 persona me akuzen e tubimit te paligjshem ne kryeqytet.

Personat kane protestuar per lirimin e banoreve nga Kukesi, te cilen po mbahen ne paraburgim.

“Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 262 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e Policise.

Nderkohe gjate drekes protestuesit kane vijuar te qendrojne perpara Drejtorise se Policise se Tiranes, te ulur kembekryeq ne rruge.

Protestuesit bllokojnë lëvizjen e makinave te Drejtoria e Policisë, u zhvendosën nga trotuari. Deputeti i PD flet për provokime.

Policia paraditen e sotme ka zhvendosur protestuesit qe qendroni perpara Drejtorise se Policise Tirane nga trotuari ne rruge.

Kjo eshte bere shkak per bllokimin e qarkullimit normal te makinave. Fillimisht protestuesit qendruan ne trotuar, por policia ka kerkuar zhvendosjen, me justifikimin se bllokojne kalimin e qytetareve te tjere.

Deputeti i PD flet për provokime: Po na kërkojnë…

Protestuesve që qëndrojnë te Drejtoria e Policisë së Tiranës iu bashkuan sërish sot edhe deputetë të PD.

Klevis Balliu tha se të ndaluarit nuk e kanë shkelur ligjin.

“Ka qenë një tubim i qytetarëve të Kukësit për një interes kombëtar. Kjo parti ka një problem historik me Rrugën e Kombit, sot vazhdojnë me trashëgiminë e tyre komuniste për të bllokuar rugën që është për bashkëpunimin e shqiptarëve me kosovarët. Këto arrestime janë arrestime politike të një mentaliteti komunist. Ky është i vetmi kryeministër që rrogat i jep me lekë dhe i takson me euro”.

Sipas Balliu, “Unë kam qenë vetë në Kukës dhe ka pasur provokime nga policia e Shtetit në Kukës, sic po kërkon edhe këtu të bëjmë një hap prapa”.

Të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, ç’do bëjnë deputetët e PD sot

Disa nga 23 protestuesit e arrestuar në Kukës janë transportuar në kryeqytet, duke u izoluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës e në disa prej Komisariateve.

Pas transportimit të qytetarëve të arrestuar nga Kukësi në Tiranë mbrëmjen e djeshme, familjarët, por edhe qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit kanë nisur një tubim rreth orës 19:00, duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Policia.

Disa prej protestuesve janë futur në korridoret e Drejtorisë së Policisë, duke sjellë edhe një lloj tensionimi të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat