Ndërron jetë në spital ish-kryeplaku nga Skrapari

Shqipëria

Ndërron jetë në spital ish-kryeplaku nga Skrapari

Më: 3 prill 2018 Në ora: 15:25
Ilustrim

Ndërron jetë në spital ish-kryetari i fshatit Rehovë, Jonuz Banaj, që mbeti i plagosur ditën e sotme. Ngjarja në fjalë ndodhi sot në orën 9:40 në fshatin Rehovë të Poliçanit. Burime zyrtare nga policia pohuan se Fatmir Cenaj, 58 vjeç, plagosi me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit, 60 vjeç, banues në këtë fshat.

Ndonëse 60-vjeçari u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Fill pas ngjarjes, shërbimet e policisë bënë arrestimin në kohë rekord të autorit, i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.

Informacion shtesë


Në vijim të informacionit për plagosjen me armë të ndodhur në fshatin Rehovë të Skraparit, ju bëjmë me dije se i plagosuri Jonuz Banaj ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat