Masa për 23 të arrestuarit në Kukës, gjykata tërhiqet për të marrë vendim

Shqipëria

Masa për 23 të arrestuarit në Kukës, gjykata tërhiqet për të marrë vendim

Më: 4 prill 2018 Në ora: 14:13
Gjykata eTiranës

Zhvillimi i seancës për caktimin e masave të sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar në Kukës, që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, ka ndaluar.

Seanca maratonë ka nisur prej orës 09:30. Të gjithë të pandehurit kanë dhënë pretendimet e tyre lidhur me akuzat e prokurorisë, asnjë prej tyre nuk ka pranuar akuzat duke deklaruar se nuk kanë kryer veprime të dhunshme.

Por nga ana e saj prokuroria ka pretenduar se ka pamje filmike. Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin. Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim paraqitje.

Seanca, e cila u zhvillua pa praninë e mediave, është ndjekur gjatë gjithë kohës nga deputetë të opozitës.

Gjithë procesi është zhvilluar në masa të rrepta sigurie dhe në prani të madhe të forcave të policisë, të cilat kanë krijuar kordon në një perimetër 200 metra larg gjykatës së Tiranë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat