“Kërcënon” Basha: Nesër të gjithë në protestë, ky regjim i ka orët e numëruara

Shqipëria

“Kërcënon” Basha: Nesër të gjithë në protestë, ky regjim i ka orët e numëruara

Më: 4 prill 2018 Në ora: 16:27
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas vendimit për lënien në burg të 11 prej 23 protestuesve në rrugën e Kombit.
Lideri i opozitës tha para mediave se Rama ka privatizuar gjykatat për të ndaluar drejtësinë e vërtëtë.

Sipas tij në këtë vend burgosen kryefamiljarë dhe lihen të lirë kriminelët.

“Shumë nga të ndaluarit u grabitën në mes të natës nga policia. Ky regjim liron Orest Sotën dhe mban në burg, babain e tre fëmijëve të arrestuar në mes të natës sikur të ishte një terrorist.

Ky është një shtet që shkel liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë.

Regjim kriminal që mbahet në këmbë nëpërmjet forcës. Rama ka privatizuar policinë gjykatat për të ndaluar drejtësinë e vërtetë. Mban në burg banorët e thjeshtë të Kukësit sikur të ishin terroristë. Katër ditët e fundit kemi parë si janë shkelur të drejtat legjitime të banorëve të pafajshëm. Rama le të lirë kriminelët dhe burgos qytetarët.

Lë të lirë Tahirin, që është kapur me përfitime miliona euro nga trafiku i drogës. Lë të lirë Qazim Sejdinin që me bandat terrorizon një qytet të tërë. E sotmja ka treguar se Rama ka privatizuar shtetin në funksion të grabitjes së qytetarëve. Ka privatizuar policinë që dhunuan sot deputetët e opozitës. Nuk mund të privatizojë dot popullin shqiptar. Regjimet që përdorin dhunën e forcën janë vetëm hapa para rrëzimit. Ne do jemi në krah të popullit kuksian e shqiptar,” tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat