“Ngrihet, s’ngrihet”, LSI kërkon përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi

Shqipëria

“Ngrihet, s’ngrihet”, LSI kërkon përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi

Më: 4 prill 2018 Në ora: 17:20
Dokumenti

“Edi Rama dhe oborri i tij arrogant, të mbyllur në kullat e oligarkëve nuk e kuptojnë që sot shqiptarët janë ngritur kundër regjimit skllavërues që ai po instalon. Fjala e tij para shqiptarëve ishte jo vetëm një fyerje që u bëhet banorëve të Kukësit, por edhe një shprehje e qartë e antikombëtarizmit të tij që i trajton kosovarët si klientë të pazarave të oligarkëve të tij”.

Kjo ishte një pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit ditën e hënë, ku ndër të tjera paralajmëroi se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dorëzonte në Kuvend një kërkesë për përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama.

Kërkesa është dorëzuar këtë të mërkurë dhe në të thuhet: “Duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Kryeministrit Edi Rama, i cili në seancën plenare të datës 29 mars, me një gjuhë prej rrugaçi përdori fjalor fyes, përçmues e poshtërues ndaj deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ju drejtohemi me kërkesën për përjashtimin e tij nga Kuvendi”.

LSI thotë se ky është një rast i përsëritur i Kryeministrit, por e quan të pashembullt krahasimin e bërë në seancën e së enjtes.

“Krahasimi që Kryeministri Edi Rama ju bën deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë me organin gjenital mashkullor është rast i paprecedent dhe shfaqje e shëmtuar e qëndrimit të tij ndaj popullit”, vijon kërkesa e firmosur nga grupi parlamentar i LSI-së.

Lajmin e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat