Rama: BE të heqë vizat për qytetarët e Kosovës, Kurti: Rama të heqë taksën e Rrugës së Kombit

Shqipëria

Rama: BE të heqë vizat për qytetarët e Kosovës, Kurti: Rama të heqë taksën e Rrugës së Kombit

Më: 4 prill 2018 Në ora: 17:36
Albin Kurti dhe Edi Rama

Nën patronazhin e Partisë Europiane Socialiste u zhvillua në Tiranë konferenca ballkanike e të majtëve të rajonit, ku Kosova u përfaqësua nga Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Fatmir Limaj i Nismës.

Edi Rama i kërkoi me këtë rast Brukselit që të mbajë fjalën e të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Europian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Europiane ndan të njëjtin qëndrim”, deklaroi Kryeministri.

Ndërsa Albin Kurti i kërkoi Tiranës që të heqë taksën e Rrugës së Kombit, gjë të cilën nënvizoi se ia kishte thënë edhe Edi Ramës.

“Taksa është e shtrenjtë, kosovarët nuk janë të pasur. Është më mirë mirëmbajtja nga taksat e shtetit”, deklaroi Kurti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat