Judical Watch: Administrata Obama ka nidhmuar aktivistët politikë të Soros në Shqipëri

Shqipëria

Judical Watch: Administrata Obama ka nidhmuar aktivistët politikë të Soros në Shqipëri

Më: 5 prill 2018 Në ora: 09:21
Judical Watch

Judical Watch publikon materiale nga DASH të cilat tregojnë se administrata e Obamës ka ndihmuar me fonde aktivistët politikë të George Soros në Shqipëri.

Ajo ka marrë të dhëna nga 32 faqe që dëshmojnë se administrata Obama i ka dërguar paratë e taksapaguesve amerikanë një grupi që mbështetet nga bilioneri GeorgeSoros, i cili përdori paratë për të mbështetur aktivistët politikë të krahut të majtë në Shqipëri të cilët kanë punuar edhe për qeverinë socialiste në vend për të shtyrë përpara “reformën” në drejtësi aq shumë të debatuar. Të dhënat tregojnë saktësisht se si Soros ka operuar për të ndikuar te Departamenti i Shtetit që ky i fundit të rishikojë grantet e aplikimit nga grupet e tjera sa i takon financimit të taksapaguesve amerikanë.
Të dhënat e zotëruar në 26 maj 2017, pas padisë së ngritur nga Freedom of InformationAct (FOIA) kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe USAID-it pasi të dyja këto institucione dështuar së kthyeri përgjigje në 31 Mars 2017, ku FOIA i mori ato . JudicialWatch ra dakord të hiqte dorë nga padia pasi mori dokumentet e kërkuara dhe pagesa e avokatit të saj u krye nga të paditurit.

Dokumentet tregojnë se si fondet e USAID qenë kanalizuar përmes agjensive të Projekteve të Shoqërisë Civile për të mbështetur Fondacionin për Shoqërinë e Hapur një organizatë e majtë e mbështetur nga Soros në Shqipëri, veçanërisht përpjekjen e Soros për të mbështetur qeverinë socialistë që kjo e fundit të ketë kontrollin mbi gjyqësorin. USAID na ka vënë në dispozicion 9 million USD në 2016 sa i takon fushatës “Drejtësi për të gjithë”, që mbikqyret nga “Instituti i Manaxhimit Lindje-Perëndim” i financuar nga Soros.
Në Mars 2017, një grup prej gjashtë senatorëve drejtuar nga senatori Mike Lee i dërguan një letër ish sekretarit të shtetit Rex Tillerson duke i kërkuar atij të investigonte akuzat kundrejt qeverisë së SHBA që ka përdorur paratë e taksapaguesve për të mbështetur Soros në Shqipëri. Në letër shkruhej, “Fondacioni Shoqëria e hapur në Shqipëri dhe ekspertët e saj, me financime nga USAID, kanë krijuar një dokumentet strategjik kontraversial sa i takon Reformës në Gjygjësor të Shqipërisë. Disa prej liderëve besojnë se kjo “reformë” është përpjekja e fundit për t’i dhënë Kryeministrit dhe qendrës së majtë në qeveri kontrollin përfundimtar mbi gjyqësorin.” Në parlamentin e Shqipërisë, lideri i opozitës ka artikuluar kundër kësaj strategjie duke e quajtur “një reformë të sponsorizuar nga Soros.”
Të dhënat e reja të nxjerra nga Judicial Watch përfshijnë një memo të Prillit 2016 nga Ambasada e SHBA në Tiranë që tregon se ambasada ka “sponsorizuar” një anketë bashkë me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të Soros për të matur “njohjen, suportin dhe pritshmëritë” e qytetarëve shqiptarë për “reformën në drejtësi”. Grupi Soros ka raportuar se “91% e pjesëmarrësve në anketë ose e “mbështesin plotësisht” apo “e mbështesin deri diku” nevojën për një reformë në drejtësi.” Anketa nuk specifikon llojin e reformës që grupi Soros kish pyetur të intervistuarit e anketës.
Gjithashtu, të dhënat që datojnë në Shkurt 2017 kanë treguar se Departamenti Shtetit ka përdorur paratë e taksapaguesve për të bashkë sponsorizuar një anketë të dytë me Fondacionin Shoqëria e Hapur mbi Reformën në Drejtësi që do të ngurtësonte esencialisht kontrollin e të qeverisë të majtë mbi këtë reformë. Raporti nënvizon se Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur “kanë siguruar fonde për një organizatë lokale që të udhëheqë një anketim të opinionit publik në lidhje me përpjekjet për Reformën në Drejtësi.”
Të dhënat gjithashtu dëshmojnë se Departamenti Shtetit i ka dhënë organizatës Soros një input të drejtë për drejtë në raport me programin e saj në Shqipëri. Raporti i 10 Shkurtit 2017 në lidhje me “Engagement With the Open Society FoundationforAlbania” nënvizon se “Si një prej asistentëve më të mëdhenj në Shqipëri, përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur u është kërkuar shpesh që të marrin pjesë në rishikimet teknike të aplikimit për fonde që ne kemi marrë.”
Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, një diplomat i periudhës së administratës Obama, ka qenë i lidhur ngushtësisht me Soros dhe me qeverinë Shqiptare. Në maj 2017, Lu ka ndihmuar minimin e iniciativës së opozitës shqiptare për të bojkotuar zgjedhjet parlamentare duke deklaruar se SHBA do t’i njohë zgjedhjet dhe rezultatin e tyre edhe nëse opozita refuzon të marrë pjesë. Lu është përshkruar në shtypin e SHBA si “një forcë që po drejton reformën në Shqipëri.”
“Adminsitrata e Obamas ka shpenzuar më së paku 9 milion USD nga taksat e amerikanëve për të paguar në mënyrë të kundraligjshme në mbështetje të qeverisë së majtë në Shqipëri që gëzon mbështetjen e bilionerit GeorgeSoros. Kjo sjellje e DASH që ka sponsorizuar me paratë e taksapaguesve dëshirat e Soros është e patolerueshme,” u shpreh presidenti JudicialWatch, Tom Fitton. “George Soros është një bilioner dhe nuk ka përse të marrë paratë e taksapaguesve si ndihmë për të vazhduar agjendën e tij të radikalizmit të majtë dhe kështu të minojë lirinë në SHBA apo në botë.”
Në një çështje të ngjashme, Judicial Watch po kërkon informacion në lidhje me aktivitetin e Soros në Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat