Ruci refuzoi të shtyjë seancën, PD-LSI bojkotojnë Kuvendin. Flasin vetëm deputetët e PS

Shqipëria

Ruci refuzoi të shtyjë seancën, PD-LSI bojkotojnë Kuvendin. Flasin vetëm deputetët e PS

Më: 5 prill 2018 Në ora: 10:18
Kuvendi

Ditën e sotme opozita ka nisur mosbindjen civile, duke nisur me bllokimin e rrugëve. Siç ishte parashikuar opozita  ka bllokuar disa nga akset kryesore dhe ka munguar në Kuvend.

Edhe pse më herët ishte bërë kërkesë për shtyrje të seancën, kjo kërkesë nuk është pranuar nga kryetari Gramoz Ruçi.

Kuvendi sot ka nisur punimet pa opozitën, duke vijuar me rendin e ditës. Po ashtu bëhet me dije se asnjë deputet i opozitës nuk ka emrin në listën për të mbajtur fjalë. Pas kërkesës për shtyrje dhe mos miratimit të gjithë deputetët e LSI dhe PD, kanë hequr emrin nga lista në një formë bojkoti.

Në këtë situatë seacna sot pritet të jetë pa debate dhe e shkurtët, pasi vetëm  deputetët e PS do të flasin sot.

Ruçi refuzon kërkesën e opozitës, nuk shtyhet seanca. Ja kur nis Kuvendi

Asnje pergjigje pozitive per kerkesen e opozites, per shtyrjen e punimeve te seances se sotme plenare per pasdite, nisur nga axhenda e ngjeshur e protestes, me bllokim se paku te kater akseve kryesore ne vend.

Duket se kryeparlamentari, Ruci nuk e ka marre parasysh nje kerkese te tille, pasi se paku si reflektohet ne faqen zyrtare te Kuvendit, seanca eshte parashikuar te mbahet si gjithmone ne oren 10:00 te paradites.

Kujtojme se opozita do te jete sot në krye të protestave, të aksionit të saj për mosbindje civile, e per kete i bëri një kërkesë mesditën e djeshme kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi që të shtyjë seancën plenare të së enjtes për në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat