Dita e parë e mosbindjes civile, Basha kërkesa Ramës: Do qëndrojmë deri sa…

Shqipëria

Dita e parë e mosbindjes civile, Basha kërkesa Ramës: Do qëndrojmë deri sa…

Më: 5 prill 2018 Në ora: 12:06
Lulzim Basha.

Në vijim të protestës së opozitës me bllokim të katër akseve rrugore në vend, me djegie gomash dhe thirrje të forta “Rama ik”, kreu i PD-së, teksa e ka quajtur këtë ditën e parë të mosbindjes civile, i ka numëruar disa kërkesa kryeministrit Rama dhe ka premtuar se opozita nuk ndalet.

Nga Vora, Basha ka falënderuar protestuesit në gjithë vendin për praninë masive në ditën e parë të mosbindjes.

“Është dita e mosbindjes së qytetarëve kundër padrejtësisë, grabitjes,  kundër Edi Ramës dhe bandës së tij, oligarkëve dhe kriminelëve që grabitën në mes të natës bijtë e Kukësit nga shtëpitë e tyre në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut, për të terrorizuar Kukësin, për ti dhënë shembull shqiptarëve që të mos ngrenë zërin kundër padrejtësisë”- tha ai.

Më tej, ai iu drejtua Ramës, duke iu kujtuar se:

“E ke kthyer policinë në polici private, prokurorinë po ashtu, ke politizuar gjykatat, ke kapur ekonominë, ke blerë mediat, por ky nuk është asgjë tjetër përvec se fundi i diktaturës, se popullin nuk e blen dot, nuk e nënshtron, shantazhin, shqiptarët do të qëndrojnë deri sa të largojnë regjimin kriminal. Opozita është në kahun e njerëzve të thjeshtë, në krah të familjeve në nevojë, sipërmarrësve, qytetarëve. Ky është reagimi i popullit që nuk pranon, refuzon dhe nuk do pranojë më grabitjen e një shteti të privatizuar dhe të kriminalizuar nga Edi Rama. Dua ti falenderoj qindra mijëra shqiptarë që u bënë pjesë e kësaj proteste, jo vetëm këtu por po kështu në Milot, Cermë dhe Bradashesh. Ne nuk gënjehemi. Liro 11 kuksianët, hiq taksën e Rrugës së Kombit, anulo koncensionin, hiq policinë nga Kukësi. Ti japim fund padrejtësisë, ti japim fund grabitjes, kjo është rruga e vetme për shqiptarët. Ti japim fund dhe të ndërtojmë së bashku standardet europiane. Ky është vetëm fillimi i përgjigjes popullore kundër regjimit privat dhe kriminal. Ne do ti kthejmë drejtësinë e pakapur politike qytetarëve. Së bashku do ti kthejmë shpresën cdo shqiptari”- tha Basha.

Rama shtyu pagesën për rrugën, Basha: Liro të arrestuarit, po fiton kohë se ka në plan…

Pak pasi Rama deklaroi nga Kuvendi se taksa për Rrugën e Kombit nuk do të bëhet pa u gjetur më parë zgjidhja optimale me dhe për banorët e zonës, vjen reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Nga protesta në Vorë, Basha ka një përgjigje për Ramën, për të cilin thotë se më këtë tërheqje kërkon vetëm të fitojë kohë, duke i thënë se opozita nuk tërhiqet deri në fund.

“Rama duhet ta heqë tërësisht dhe për të gjithë se është e padrejtë, për banorët e zonës më të varfër, por edhe cdo shqiptar tjetër, e para duhet hequr tërësisht. E dyta po përpiqet të fitojë kohë, se është në presion, dhe pastaj t’i godasë nga prapa, jemi për të kërkuar lirimin e gjithë të arrestuarve, jemi për ti dhënë fund një regjimi që ka rrënuar shtetin. Reagimet e Ramës përvecse janë të pabesueshme nuk zgjidhin thelbin e problemit, taksa të anulohet tërësisht, shqiptarët paguajnë 200 mln euro në vit taksa për rrugët, të arrestuarit të lirohen nga i pari në fund dhe të marrë fund ky shtet që është në shërbim të oligarkëve. Ne do të vazhdojmë deri në fund, fitorja është kur shteti dhe institucionet e shtetit kthehen në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi oligarkësh”- tha ai.

A do të jetë paqësore protesta e opozitës sot? Ja si përgjigjet Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha me bashkëshorten e tij, Aurela në krah, janë sot në krye të protestuesve, në Vorë, ku protestuesit kanë bllokuar autostradën.

Pyetur nga gazetarët nëse protesta e sotme do të jetë paqësore apo jo, Basha ka dhënë këtë përgjigje: Pyesni qytetarët.

“Policia e privatizuar e Ramës do ti kthehet popullit”- ka thënë Basha, teksa është përgjigjur edhe për pyetjen nëse i trembet ndjekjes penale për një protestë të paligjshme.

“I paligjshëm është shteti priviat kriminal i Ramës, nuk do kërkojmë kurrë leje për një protestë të ligjit. Unë jam në krah të qytetarëve dhe opozita është në krah të qytetarëve, ky është shtet që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët, shtet rrethim për 23 kuksianë sikur të ishin terroristë, të gjithë kriminelët të lirë, shkoni shikoni shtëpinë e Tahirit dhe kriminelëve dhe shikoni shtëpitë e atyre që janë në burg sot”- tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat