Detaje të reja janë mësuar për vdekjen e fëmijës 3 vjeç në Durrës. Burime për Panorama në spitalin e Durrësit bëjnë me dije se fëmija ka qenë duke ngrenë kur kanë nisur komplikacionet e para.
Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se fëmija teksa po hante supë i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Shkaku për vdekjen tragjikë te fëmijës 3 vjeçar në Durrës mësohet të ketë qenë asfiksimi pas bllokimit të rrugëve të frymë marrjes, bëjnë të ditur burimet për Panorama.
Tragjike në Durrës/ Fëmija 3 vjeç ndërron jetë në rrethana të paqarta
Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë sot në Durrës. Sipas informacioneve mësohet se fëmija ishte në një kopsht privat në lagjen numër 4.
Ai është transportuar me urgjence ne poliklinikën e specialiteteve në Durrës dhe nga aty drejt urgjencës së pediatri
Edhe pse fëmija është dërguar në spital, por fatkeqësisht ka nderuar jete për arsye ende të paqarta.
Policia ka nisur hetimet për zbardhur shkakun e vdekjes se vogëlushit.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.04.2018, rreth orës 13:15, në lagjen Nr.4 Durrës, nga një kopësht privat është dërrguar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë ku ka ndëruar jetë fëmija më iniciale D.Z. 3 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.