Lu e thotë prerë: Policia s'ka të drejtë të arrestojë masivisht qytetarët në mes të natës

Shqipëria

Lu e thotë prerë: Policia s'ka të drejtë të arrestojë masivisht qytetarët në mes të natës

Më: 5 prill 2018 Në ora: 21:41
Donald Lu

Ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar hapur taksën e vendosur nga qeveria Rama për Rrugën e Kombit, protestën e kuksianëve, dhe dhunën që shpërtheu e që përshkallëozi deri në djegien e sporteleve të ngritura për pagesën e tarifës së dyfishtë.

Sipas Lu-së, dhuna është e papranueshme, si nga qytetarët që duhet t’i kërkojnë të drejtat e tyre përmes protestave paqësore, por njëjtë e patolerueshme është edhe për policinë. I ftuar në Opinion nga gazetari Blendi Fevziu, kryediplomati amerikan, tha se policia nuk ka të drejtë të lëndojë njerëzit, apo të arrestojë masivisht njerëzit në mes të natës. Kështu, edhe Lu i beson kuksianëve, kur thonë se nuk janë arrestuar ditën nga policia për protestën e dhunshme, por në mes të natës, duke folur për terror.

Blendi Fevziu: E vërtetë, Ambasador, por në dy ditët e fundit, për shembull, keni parë djegien e tolleve në autostradën midis Shqipërisë dhe Kosovës, ndërtuar 9 vjet më parë. Keni parë protestën përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Dua t’ju pyes për vendimin e qeverisë për të dhënë me koncesion autostradën midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe për të pasur një tarifë toll prej 5 Euro për një drejtim për njerëzit, përfshi popullsinë në Kukës. Disa prej tyre, sipas Kryebashkiakut të Kukësit, janë 42% me ndihmë ekonomike, marrin 36 dollarë në muaj dhe duhet të paguajnë 12 dollarë për të dërguar një nxënës në shkollën e mesme të Kukësit apo për të shkuar në spital. Ç’mendim keni për këtë vendim?

Ambasadori Lu: Në Shqipëri, të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht, përfshi në Kukës. Dhe e kuptoj njerëzit në Kukës janë të inatosur. Nuk kanë të drejtë të shkojnë të djegin kabinat e toll-eve, nuk kanë të drejtë të gjuajnë me gurë policinë. Në të njëjtën kohë, policia nuk ka të drejtë të lëndojë protestuesit apo të kapin njerëzit për arrestime masive në mes të natës. I kam bërë thirrje Kryeministrit dhe kreut të opozitës që tani të tregojnë vetëpërmbajtje, që secili të ruajnë qetësinë dhe që kjo të zgjidhet me anë të dialogut.

Ambasador, këta njerëz mendojnë se qeveria iu shërben më shumë pesë a gjashtë të pasurve. Disa përdorin termin ‘oligarkë’ por unë nuk dua ta përdor sepse mendoj se nuk është real, që qeveria nuk i shërben popullsisë së vendit.

Ambasadori Lu: Rruga u ndërtua shumë kohë përpara se të vija në Shqipëri. Kam lexuar një pjesë të historisë për të, edhe historinë e ndërlikuar të koncesionit. Të jem i sinqertë, shumica e kësaj nuk përbën shqetësim për qeverinë e SHBA apo për mua. Ajo që më shqetëson është dhuna e mundshme. Prandaj më lejoni të bëj thirrje përsëri që protestuesit të jenë paqësorë, që qeveria dhe policia të qëndrojnë paqësorë, kjo është përparësia numër një për qeverinë e SHBA këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat