Rama vetëm ndjesë për Rrugën e Kombit, nuk bën asnjë penalizim!

Shqipëria

Rama vetëm ndjesë për Rrugën e Kombit, nuk bën asnjë penalizim!

Më: 5 prill 2018 Në ora: 23:29
Edi Rama

Gazetari Blendi Fevziu i radhiti një sërë mangësish kryeministrit Edi Rama, nga çfarë qeveria duhej të kishte bërë para se t’i ngrinte traun shqiptarëve duke i detyruar të paguajnë një taksë të dyfishtë për kalimin në Rrugën e Kombit.
Para gjithë problematikave, siç është tarifa e lartë, fakti që s’ka parametrat e një autostrade me standarde, ka ende punime, dhe më kryesorja që nuk ka rrugë dytësore përmes të cilave banorët e zonës të shmangin tarifën, kryeministri u mbrojt duke thënë se për gjithë këtë situatë kërkoi ndjesë.

Por gazetari e pyeti se kush u penalizua për këtë, duke marrë parasysh faktin se si arrestohen shqiptarët e si përjashtohen e ndiqen penalisht edhe zyrtarë të caktuar për “gabime” të tilla përgjegjësie, ndoshta me pasoja edhe më të vogla se ky vendim i qeverisë…

Kërkuam ndjesë për përgjegjësinë tonë – tha Rama në emisionin “Opinion”. “Por ishte një përgjegjësi morale sepse një strategji komunikimi e ndryshme duhej të ishte vepruar, duke pasur parasysh faktin që ka pasur shumë dezinformim dhe manipulim. Kjo ka ndodhur në një boshllëk, të lënë prej nesh”, përfundoi ai.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse qytetarët nuk do shkonin në protestë, a do ta pranonin gabimin, Rama është përgjigjur: “E vërteta është që ne kemi patur një mangësi për të cilën mbajmë përgjegjësi. Ne qysh prej fundit të muajit shkurt kemi ngritur një grup pune për të adresuar problematikën e banorëve, adresuar në kontratë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat