“Ngrihet – s’ngrihet”, nga buroi kërkesa për përjashtimin e Ramës

Shqipëria

“Ngrihet – s’ngrihet”, nga buroi kërkesa për përjashtimin e Ramës

Më: 5 prill 2018 Në ora: 23:53
Edi Rama

Sapo kishin nisur të paguanin për kalimin në Rrugën e Kombit dhe kundërshtitë po rriteshin. Sqarimet e para kryeministri i dha pak ditë më pas në seancën parlamentare të 29 marsit. I vendosur dhe me besimin se do të ishte shterues, Edi Rama nuk shihte protesta në horizont. Në fund një fjalor që nuk e kishte menduar se do t’i hapte punë.

“Nuk mundet dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Për më tepër kur fillojnë ato kërcënimet, “shiko se do ngrihen këta dhe do ngrihen ata”. Kjo e ngritjes është “thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot”. Është poezi që e di doktori. Pyeteni doktorin se e di mirë ai”, deklaronte ai.

Kuksianët protestuan dhe shprehjen e kryeminsitrit e përkthyen në një variant respektiv pas arrestimeve. Më pas edhe doktori nuk mungoi me fjalën e tij.

“Edhe njëherë mirënjohje të thellë atyre lumjanëve dhe të gjithë atyre që ishin aty dhe që bënë një shkundje, një tërmet në ndërgjegjen, në vetëdijen tonë për t’ú ngritur deri në ditën e fitores. Atë që tha Rama në Parlament, e tha për popullin opozitar, me një gjuhë fyese, rrugaçi dhe halabaku që s’e ka përdorur kush kurrë në histori një drejtues i këtij vendi, cilido të ketë qënë ai”, reagonte Sali Berisha.

Nga fusha e mjekësisë vjen dhe Petrit Vasili që ju kthye me të njëjtën gjuhë, por nga foltorja e partisë së vet.

“Duke krahasuar popullin shqiptar dhe shqiptarët deri në organin gjenital mashkullor ai ka pasur në mend veten dhe është ai i tillë dhe i barabartë me krahasimin që ka bërë”, u shpreh Petrit Vasili.

Pas protestës që asgjësoi sistemin e pagesës, kreu i qeverisë nisi komunikimin me tonet e ndjesës. Për shprehjen që u bë virale në rrjet dha një përgjigje.

“Shprehja në fjalë ka qenë krejt pa lidhje me këtë rast të posaçëm, ka qenë e lidhur me thirrjen për revolucion, me ngritjen në revolucion, se kemi kohë që shikojmë aspiratën për revolucion, jo për rastin konkret”, deklaroi ai.

Një pjesë e qytetarëve që u ngritënën protestë mbetën në burg e të tjerë drejtësia do t’i ndjekë nga shtëpia. Në të njëjtën ditë LSI kërkoi zyrtarisht përjashtimin e Kryeministrit nga Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat