Tentohet t’i digjet shtëpia mjekut gjinekolog

Shqipëria

Tentohet t’i digjet shtëpia mjekut gjinekolog

Më: 7 prill 2018 Në ora: 23:26
Policia shqiptare

U tentua t’i vihet zjarri banesës së një mjeku gjinekolog në Vlorë. Burime nga vendi i ngjarjes i thanë lapsi.al se një person ka hedhur përpara banesës një bidon me benzinë. Ai është identifikuar dhe ndaluar nga policia. Mbeten ende të paqrta motivet e kësaj ngjarjeje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji” të qytetit. Banesa e mjekut shërben edhe si klinikë gjinekologjike. Pritet marrja në pyetje e personit të ndaluar për të sqaruar motivet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat