A kanë qëlluar efektivët mbi qytetarët në Lezhë?

Shqipëria

A kanë qëlluar efektivët mbi qytetarët në Lezhë?

Më: 8 prill 2018 Në ora: 13:51
Ilustrim

Policia e Lezhës ka sqaruar ngjarjen e djeshme me datë 07 prill, ku u qëlluar nga policia me armë zjarri në ajër në mes të qytetit të Lezhës duke shkaktuar panik tek  banorët.

Kujtojmë që dje një polic ka qëlluar në drejtim të dy personave. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar personat e përfshirë në konflikt.

Njoftimi i plotë

Polici i shërbimit ka ndaluar 3 shtetas, përkatësisht Eduart Lleshi (Nikolli), 22 vjeç, banues në Lezhë, A.J. 17 vjeç, banues në Mirditë dhe A.L. 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara më mjetin  tyre tip ‘Porsche” në qytet duke rrezikuar këmbësorët.
Në momentin e ndalimit 3 shtetasit janë konfliktuar me punonjësin e policisë dhe e kanë kundërshtuar atë fizikisht.
Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, si dhe për të neutralizuar shtetasit me veprime agresive punonjësi i policisë ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri pisoletë, thuhet në njoftimin e policisë. Më pas, në mbështetje kanë shkuar forcat e tjera policore që kanë bërë të mundur ndalimin e 3 shtetasve, të cilët janë proceduar.

Ndaj 3 shtetasve ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Janë kryer të gjitha veprimet hetimore konform procedurave ligjore.

Veprat penale jane “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyres” parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Eduart Lleshi (Nikolli), dhe vepra penale “Kanosja për shkak të detyres” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal , në ngarkim të shtetasve A.L. dhe A.J.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat