Pastron armën e gjahut, plagos aksidentalisht të shoqen

Shqipëria

Pastron armën e gjahut, plagos aksidentalisht të shoqen

Më: 9 prill 2018 Në ora: 13:37
Foto Ilustruese

Rreth mesditës së të hënës 50-vjeçari P.Bregu ka pastruar armën e gjahut, por aksidentalisht ka plagosur në këmbë bashkëshorten e tij, L. Bregu, 39 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoçisht të Devollit dhe ka qenë pikërisht i shoqi që ka shoqëruar në spitalin e Korçës 39-vjeçaren.

“Nga të dhënat e para, dyshohet se kjo shtetase është plagosur aksidentalisht në banesë, në momentin kur bashkëshorti, shtetasi P. B, rreth 50 vjeç, ka qenë duke pastruar armën e gjahut. Shtetasja L.B, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale”, njofton policia e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat