Gjyqi “Shullazi”/ ‘Beqja i dërgoi paratë jashtë vendit, pasuria në Malin e Zi’, rrëzohet kërkesa e avokatëve

Shqipëria

Gjyqi “Shullazi”/ ‘Beqja i dërgoi paratë jashtë vendit, pasuria në Malin e Zi’, rrëzohet kërkesa e avokatëve

Më: 10 prill 2018 Në ora: 11:08
Emiljano Shullazi

Rrëzohet kërkesa e avokatëve të dy personave, pjesë e bandës së Emiljano Shullazit, për të nxjerrë të dhënat e TIMS, lidhur me hyrje-daljet e biznesmenit Ylvi Beqja dhe leterporosine per Malin e Zi, per pasurine qe pretendohet se ai ka ne ate vend.

Gazetari i “Panorama” raporton se në seancën e sotme, trupi gjykues nuk ka pranuar kërkesat e avokatëve të Gilmando Danit dhe Endrit Zelës. Ata kanë kërkuar të dhënat e TIMS lidhur me hyrje-daljet e biznesmenit Beqja, në periudhën  nëntor- dhjetor 2014.

Sipas avokatit, ne 5 raste Ylvi Beqja dhe Dani apo Zela kane levruar çeqe ne shuma te konsiderueshme nga llogaria e “Saudi Brother”. Ne te njejten dite ai ka dale nga Shqiperia drejt Malit te Zi ose Italise. Avokati pretendoi se Beqja ka derguar parate cash jashte vendit per llogari te veprimtarive te tij te jashteligjshme. Por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.

Po kështu, u rrëzua edhe kërkesa për dërgimin e një letër porosie për në Malin e Zi, për pasurite e Beqjes ne ketë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat