E mërkura me vranësira, por kthjellimet vijnë në mbrëmje

Shqipëria

E mërkura me vranësira, por kthjellimet vijnë në mbrëmje

Më: 11 prill 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Moti këtë të mërkurë parashikohet të jetë me vranësira të shpeshta, që në disa zona, kryesisht verilindore, rrezikon shira të dobët.

Në mbrëmje dhe gjatë orëve të natës do të ketë kryesisht kthjellime në territor.

Meteoalb bën të ditur se temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes, dhe në mesditë ato do të luhaten nga 7 në 27 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat