Gjyqtari i Apelit të Durrësit fshehu pasurinë’. Ja kur do ta mësojë vendimin e KPK-së Besim Trezhnjeva

Shqipëria

Gjyqtari i Apelit të Durrësit fshehu pasurinë’. Ja kur do ta mësojë vendimin e KPK-së Besim Trezhnjeva

Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:34
Besim Trezhnjeva

Gjyqtarit i Apelit te Durresit, Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, do te mesoje pas dy ditesh fatin e tij nga nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit.

Sipas KPK, ai nuk ka qene bashkepunues me Komisionin. Nderkohe qe KPK duke iu referuar te dhenave nga ILDKP thekson se ai ka feshur pasurine. Gjate seances, gazetari i “Panorama” raporton se vete gjyqtari nuk ka pranuar te flase.

Trezhnjeva ka zgjedhur te mbrohet nga avokati Fatmir Braka, i cili ka kerkuar te caktohet nje grup ekspertimi per per te bere rivleresimin e pasurise se gjyqtarit. Sipas tij, shifrat e dhena per pasurine nuk qendrojne.

Pasi u terhoq per dhjete minuta, komisioni vendosi te rrezoje kete kerkese te mbrojtjes per grupin e ekspertimit per pasurine, duke theksuar se KPK i ka vete kushtet ta beje kete vleresim.

Nga hetimi administrativ kane rezultuar deklarime te pasakta ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes dhe parave cash. “Trezhnejva ka blere dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e te ardhurave. Ka marre nje kredi prej 50 mije euro, per te blere nje apartament ne TIrane, por ka mashtruar duke blere nje tjeter apartament ne Durres”- thuhet ne vleresimin e KPK.

Theksohet gjithashtu se kane rezultuar deklarime te rreme ne lidhje me te ardhurat e bashkeshortes ne nje shume te konsiderurshme te ardhurash, si dhe jane administruar 11 denoncime publike per gjyqtarin ne KPK.

SKEDA 

Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva është një ndër 14 kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor-institucioni i ri që pritet të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai është gjyqtari i tretë që do të përballet të mërkurën me seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas Fatos Lulos që u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar dhe Vitore Tushës, e cila u rikonfirmua në Gjykatën Kushtetuese.

Trezhnjeva ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor dhe ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës si dhe ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Besim Trezhnjeva nga viti 2003 deri në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat