Subvencionet e fermerëve, Panariti: Favorizohen të mëdhenjtë!

Shqipëria

Subvencionet e fermerëve, Panariti: Favorizohen të mëdhenjtë!

Më: 11 prill 2018 Në ora: 12:02
Edmond Panariti

Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se skema e Qeverisë për mbështetjen financiare të fermerëve, bujqëve dhe blegtorëve ndëshkon të vegjlit dhe favorizon sipërmarrësit.

“Bujqësia po përgatitet të financohet nga skema që nxjerrin jashtë loje femerët e vegjël e të mesëm, bujqit dhe blegtorët e varfër, të cilët kanë nevojë urgjente për mbështetje financiare. Fondet favorizojnë vetëm të mëdhenjtë dhe të fuqishmit dhe mesazhi që jepet është i qartë: të mëdhenjtë të gëlltisin të vegjëlit. Ky konsiderohet edhe si qëndrimi i qartë i Qeverisë”, deklaroi deputeti Edmond Panariti.

Ish-ministri i Bujqësisë bëri publik edhe propozimin e LSI-së.

“Fondet e mbështetjes financiare për fermerët, blegtorët dhe bujqit të shkojnë si mbështetje direkte për ta, ndërsa sipërmarrja e madhe bujqësore të mbështet me kredi të favorshme, se për këtë qëllim Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me BERZH”, vijoi ai.

Ky model i përzgjedhur, sipas Panaritit nxit braktisjen e fshatit dhe të tokave bujqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat