'Meta simbol korrupsioni', pyetja e Vasilit: Kush ja mbyll sytë Freedom House?

Shqipëria

'Meta simbol korrupsioni', pyetja e Vasilit: Kush ja mbyll sytë Freedom House?

Më: 11 prill 2018 Në ora: 14:18
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas artikullit të Freedom House, i cili e cilësonte Presidentin Ilir Meta si ‘simbol korrupsioni’ në Shqipëri.

Përmes një reagimi të fortë në ‘Facebook’, Vasili shkruan zgjedhjet 25 qershorit ishin një turp i demokracisë, pasi u blenë haptas nga droga dhe krimi i qeverisë, por që sipas tij, Freedom House raporton se ishin të qeta dhe u pranuan nga opozita.

Vasili sqaron se LSI nuk i ka pranuar kurrë si zgjedhje të rregullta, por i ka quajtur ato të shëmtuara dhe të papranueshme.

Reagimi

"Kush ja mbyll syte Freedom House?? Zgjedhjet e 25 qershorit ishin nje turp i demokracise. LSI nuk i ka pranuar kurre si zgjedhje te rregullta. Ne 27 qershor ne emer te LSI si kryetar i saj ne ato zgjedhje i kam konsideruar si zgjedhjet me te shemtuara dhe te papranueshme te pluralizmit dhe si zgjedhje produkt i droges dhe krimit te organizuar te bere njesh qeverine dhe policine e shtetit.

Zgjedhjet e 25 qershorit u blene haptas nga droga dhe krimi i qeverise. Freedom House raporton "cuditerisht" qe ishin te qeta dhe u pranuan nga opozita. Kush ja mbylli syte Freedom House pasi kete turp te 25 qershorit OSBE e ka shkruar e zeza mbi te bardhe.
Ka disa pyetje qe kerkojne patjeter pergjigje: Kujt i sherben deformimi i realitetit?Cfare "halli" e imponon kete standart te ulet profesional?Kush e sponsorizon njeanshmerine e raportimit dhe me ç'mjete realizohet kjo njeanshmeri,mos ndoshta me te njejtat mjete qe u manipulua 25 qershori?

Ne ndihme te trasparences se krimit elektoral te 25 qershorit po ju risjell pike per pike se si OSBE ne raportin perfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë: “The campaign ëas characterized by ëidespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and ëorkplace-related pressures on voters, ëhich further reduced public trust.”

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.” “Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat