PD: Betejë me Ramën në Kuvend

Shqipëria

PD: Betejë me Ramën në Kuvend

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:27
Kreu i PD Lulzim Basha me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi

Opozita do te jete nesër ne seance plenare dhe nuk do te ketë bojkot. Vendimi është marre gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, ndërkohe qe me heret kreu i PD Lulzim Basha, zhvilloi nje takim edhe me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. 

Mësohet se gjate seancës se te enjtes, opozita do te ngrejë çështjen e 11 qytetareve qe ndodhen ne burg per shkak te protestës ne Rrugën e Kombit; do te diskutoje kundër vendosjes se taksës ne ketë rruge, kundër vendosjes se TVSH per bizneset e vogla dhe rritjes se taksave te tjera. 

Qe prej protestës ne Rrugën e Kombit dhe shpalljes se aksionit per mosbindjen civile,  deputetet demokrate nuk kane marre pjese ne mbledhjet e komisioneve parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat