Mbyllet seanca, Kryemadhi i bën betë Ramës: Do ia nxijmë jetën…! Berisha: Iku nga nevojtorja

Shqipëria

Mbyllet seanca, Kryemadhi i bën betë Ramës: Do ia nxijmë jetën…! Berisha: Iku nga nevojtorja

Më: 12 prill 2018 Në ora: 11:01
Kuvendi i Shqiperise

(E plotësuar) - Pa diskutime, por vetëm me votim mes tensionit, u mbyll seanca e sotme.

Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga çdo herë tjetër ka dalë nga dera e pasme e ambienteve të Kuvendit dhe jo nga hyrja kryesore.

Kjo është vënë re edhe nga deputetet e opozitës që ishin bërë grup jashtë ambienteve të Kuvendit.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se qëllimi i opozitës u arrit.

“Unë kam vetëm dy fjalë, një përshëndetje të përzemërt edhe një herë për të gjithë ata që mbajnë peshën e revoltës në shqipëri. Në emër të tyre të deputetëve të opozitës bënë revoltë. Kuksianë, dibranë dhe të gjthë veriorët e dinë se çdo të thotë të dalësh nga dera e pasme e shtëpisë, apo dera e nevojtores, shkoi atje ku e meritonte…”, tha Berisha.

Pas përfundimit të tensionuar të seancës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi paralajmëroi për mediat se opozita nuk do ta lërë të qetë Ramën.

“…Ne do t’ia nxijmë jetën. Si gjithmonë frikacak…, ta arrestojë Fatmir Xhafën që sapo shkeli rregullat e qarkullimit rrugor. Kanë arrestuar atje 11 kuksianë, por për çfarë? Për atë që ai kërkoi falje. Kështu që kjo gjë është shëmtira e rradhës e Gramoz Rucit dhe Edi Ramës, një njeriu që ka probleme mendore…”, tha Kryemadhi.

I hidhet miell në fytyrë Edi Ramës, ndërpritet Kuvendi

Opozita vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe thotë se është e vendosur për të mos lejuar vazhdimin e seancës pa u përjashtuar më parë Kryeministri Edi Rama.

Si për rastësi, në momentin që në sallë hyri Sali Berisha Flamur Noka hodhi në drejtim të Kryeministrit Rama një sasi mielli.

Mielli kapi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Menjëherë pas kësaj, Ruçi ndërpreu sërish seancën, ndërsa Edi Rama hoqëi xhaketën e lyer me miell.

Image
Image

Opozita bllokon Kuvendin: O përjashtohet Rama ose nuk ka seancë

Me në krye Lulzim Bashën, opozita ka vendosur që të bllokojë punimet e kuvendi, deri në përjashtimin e Edi Ramës nga seanca parlamentare.

Pas një fjalimi ku kërkoi lirimin e 11 kuksianëve që ndodhen në burg, kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi edhe përjashtimin e Edi Ramës.

Rikthehet në parlament Saimir Tahiri me fjalimin e parë si deputet i pavarur

Deputetët e opozitës janë vendosur tek foltorja.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat