A kërkoi arrestimin? Lu “sqarohet” me Metën

Shqipëria

A kërkoi arrestimin? Lu “sqarohet” me Metën

Më: 12 prill 2018 Në ora: 13:29
Donald Lu është parë në selinë e presidencës, ku takohet me presidentin Ilir Meta.

Një ditë pas publikimit të letrës së ish kryeprokurorit Adriatik Llalla ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është parë në selinë e presidencës, ku takohet me presidentin Ilir Meta.

Nuk dihen ende detajet e takimit që është në vijim. Një ditë më parë u publikua letra që Llalla i kishte dërguar Kongresit Amerikan, ku shprehej se ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Sipas kësaj letre të dërguar nga Llalla thuhet se, në vlerësimin e Donald Lu, kreu i parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi.

“Arrestimi i tij, shkruan Llalla, – do të ndihmonte, sipas pikëpamjes së ambasadorit përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Por, Llalla thekson se një kërkesë e tillë, tërësisht e papërgjegjshme, e kishte detyruar atë të ndërpriste takimin, teksa i kishte shpjeguar ambasadorit amerikan se arrestimi i një personi, përfshi një zyrtar të lartë, bëhet vetëm mbi bazën e provave. Kur ishte në detyrë Llalla nuk e nxori emrin e politikanit qe Lu kërkoi te arrestohej, por deklaroi se i gjithë sulmi i ambasadës amerikane ndaj tij vinte si shkak i këtij refuzimi.

Kërkesa e Lu-së me gjasë ka ndodhur në korrik të 2016-ës, pasi Ilir Meta në një konferencë për shtyp përpara gazetareve iu përgjigj indirekt ambasadorit Lu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat