Seanca e sotme parlamentare ka qenë e mbushur me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e opozitës kanë ndërprerë disa herë seancën duke hedhur miell, shishe ujë dhe letra.
Në videon e mëposhtme duket se pasi Noka ka hedhur miell drejt Ramës, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka spërkatur me ujë deputetët e opozitës. Kjo ka nxitur reagimin e të gjithë deputetëve opozitarë, veçanërisht Edi Palokës.
Shihni çfarë ka ndodhur më pas: