Berisha tregon si do të rrëzojë Ramën nga pushteti

Shqipëria

Berisha tregon si do të rrëzojë Ramën nga pushteti

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:31
Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të nisë revolta më e madhe popullore që ka njohur Shqipëria, dhe kjo e nxitur nga drejtësia e njëanshme. Në një intervistë, Berisha sulmoi edhe dy ambasadorët e SHBA dhe BE, që siç tha ai ndihmuan që Rama të fusë drejtësinë në xhep.

“Reforma në drejtësi do i kushtojë edhe lëkurën Ramës një ditë, aq shtrenjtë sa nuk mund ta imagjinojë. Sepse e mori drejtësinë mbi vete. Dy ambasadorët në zbatim të platformës së Sorosit bënë gjithcka ti japin drejtësinë atij, sepse pasi opozita me një qëndresë të jazhtëzakonshme arriti t’jua djegë me Kushtetutë mundësinë e kapjes, kaloi në ligjin me 3/5 dhe kapi drejtësinë. E vërteta është se sot as ka reformë, ata që përpiqen të servirin largimin e 5-6-7 përpiqen të ngushëllojnë veten por është hedhur në erë që në momentin e vendosjes së Ramës kryeprokuror dhe kryegjykatës. Për mua kjo i shërben opozitës për revoltën më të përgjithshme popullore që Shqipëria ka njohur ndonjëherë.

S’ka asgjë më shumë se drejtësia e njëanshme që nxit reformën popullore. Rama mund të mbushë burgjet, por qytetarëve u lind e drejta e revoltës. Do kemi nje pranvere me te vertete te lirive te shqiptareve dhe Rama do mbetet ne histori si nje nga njerezit qe nuk ka pike respekti per veten e tij. Ka strategji opozita, ato do i elaborojne udheheqesit e saj. Strategjia eshte qe Rama nuk mund te flase ne Parlament, Sa te lirohen te burgosurit, Rama do i kete ditet shume te veshtira”,- tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat