Qori: Ramës gati i ra të fikët nga protesta në Kukës, nuk e vuri ujin në zjarr për opozitën

Shqipëria

Qori: Ramës gati i ra të fikët nga protesta në Kukës, nuk e vuri ujin në zjarr për opozitën

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:45
Arlind Qori

Pedagogu Arlind Qori i ftuar në "360 Gradë", përmend dy ngjarje që sipas tij tregoi reagimin e Ramës.

Qori: Kur u frikësua Edi Rama? Kemi dy ngjarje, ngjarjen e Kukësit që e bëri Edi Ramën, gati t'i binte të fikët dhe protestën e opozitës me bllokimin e rrugëve, që Edi Rama as se vuri ujin në zjarr fare. Ramën e kap paniku nga ngjarje si ajo e Kukësit, kur thyhen rregullat e lojës.

Çani: Rama është dinak. E kupton shumë mirë që po u ngritën kuksianët, ngrihen se u ka vajtur thika në palcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat