"Gjuetia" për vrasësin e Majollarit, policia ushtron kontrolle të shpejta në tre zona të Tiranës

Shqipëria

"Gjuetia" për vrasësin e Majollarit, policia ushtron kontrolle të shpejta në tre zona të Tiranës

Më: 13 prill 2018 Në ora: 13:37
Mario Majollari

Report Tv ka zbardhur detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 28-vjeçarit Mario Majollari, pranë banesës së tij në Kinostudio. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes së Majollarit, Kastriot ‘Petri’ Gjuzi fshihet në zonën e Dajtit.

Policia ka ushtruar kontrolle në fshatrat e Qafë Mollës, Qafë Priskës dhe Darsheh, pasi ka dyshime të forta që Gjuzi të fshihet në këto zona. Megjithatë, ndalimi i tij nuk është bërë akoma.

Ndërkohë, tri ditë para vrasjes Kastriot Gjuzi ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë së rrugës ‘Aleksandër Moisiu’, dhe për këtë policia ngriti dyshime se ai kishte studiuar më herët terrenin, para se të kryhej krimi.

Vrasja për hakmjarre

Pista kryesore ku po heton policia është hakmarrja, pasi babai i Marjo Majollarit është dënuar përjetë për dy vrasje në vitin 2000. Avni Majollari është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi ishte në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”. Sipas policisë, në vitin 2000 Avni Majollari ka vrarë me armë zjarri Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tiranë – Dajt, ndërsa motivi dyshohet se ka qenë hakmarrja.

Gjatë momentit së arrestimit, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës iu gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh. Ndërkohë që për vrasjet është dënuar Endrit Majollari, që është djalit i xhaxhait të Marjos i dënuar me 10 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat