“Dalja është falas” Opozita vendos traun në shtëpinë e Edi Ramës

Shqipëria

“Dalja është falas” Opozita vendos traun në shtëpinë e Edi Ramës

Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:01
Protesta

Një tra është vendosur këtë të premte në Surrel, fare pranë shtëpisë së Edi Ramës nga ana e të rinjve të forumit rinor të PD e LSI-së.

Dhjetëra të rinjtë kanë shkuar në tubim dhe kanë qëndruar pranë një trau ku shkruhet se hyrja është me para, ndërsa “dalja” është falas.

Pamjet video janë publikuar nga Belind Këlliçi i PD-së si dhe nga faqja zyrtare e LSI-së në rrjetin social.

“Ti veme traun tek shpia se duhet të paguajë edhe ky taksa”, dëgjohet tek thonë disa nga protestuesit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat