Basha del në rrethe, thirrje nga Kavaja për të dalë në protesta kundër TVSH-së

Shqipëria

Basha del në rrethe, thirrje nga Kavaja për të dalë në protesta kundër TVSH-së

Më: 13 prill 2018 Në ora: 17:59
Lulzim Basha

Nga Kavaja ku organizoi një takim me biznesin e vogël, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se i duhet dhënë fund padrejtësisë dhe grabitjes.

Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë për 15 milion dollarë më shumë që të nxjerrë dhjamë nga pleshti me TVSH-në.

Ai tha se Rama e bën këtë për ti ulur kokën biznesit të vogël, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve të ngrihen në protesta nga veriu në jug dhe të refuzojnë TVSH-në përmes bashkimit qytetar.

Basha: Masa e fundit rrënuese si pika që mbush dhe derdh kupën e padrejtësisë dhe grabitjes së biznesit të vogël. Si në çdo vend, biznesi i vogël në Shqipëri është punësuesi më i madh, gjenerator i ekonomisë. 97% e punësimit në Shqipëri bëhet nga biznesi i vogël dhe ju e dini shumë mirë që në shumicën e rasteve kjo do të thotë vetëpunësim. Kryefamiljari me ndonjë ndihmë nga bashkëshortja apo bashkëshorti sipas rastit, me ndonjë ndihmë nga fëmijët, në raste të rralla një apo dy të punësuar zakonisht të rrethit familjar, farefisit apo lagjes rreth e qark. 

Është biznes që këto 4-5 vitet e fundit ka shkuar drejt kufijve të mbijetesës, me zor arrijnë të mbajnë kokën mbi ujë. Po të marrim statistikat e vetë kësaj qeverie shohim që vetëm në tre muaj e parë të këtij viti mesatarisht çdo ditë falimentojnë 50 biznese, mbyllin qepenët, ç'regjistrohen apo kalojnë pasiv në QKR. Aty i kemi marrë të dhënat, nuk i kemi shpikur ne. 50 biznese në ditë, imagjinoni. Sikur nga një të punësuar të kishte, i bie 50 familje në ditë që humbasin bukën e gojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat