Rrofte shoku Enver! Përdhoset memoriali i Azem Hajdarit, PD i bën paralajmërimin e frikshëm Ramës: S’ka…që të mbron

Shqipëria

Rrofte shoku Enver! Përdhoset memoriali i Azem Hajdarit, PD i bën paralajmërimin e frikshëm Ramës: S’ka…që të mbron

Më: 14 prill 2018 Në ora: 00:34
Memoriali i Azem Hajdarit

Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë për mediat pas lajmit se memoriali në kujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, është përdhosur sot me shkarravinën-parullë “Rroftë Enver Hoxha.”

“Duke dënuar me forcë këtë akt të paprecedent, PD shpreh bindjen se frymëzuesit janë tek kryeministri që drejton vendin me metoda autoritariste dhe që shfaqet kudo me yllin e kuq bolshevik, të qepur në xhaketë.

Memoriali i Azem Hjadarit është dhunuar nga ata që mohojnë genocidin, kampet e torturave, glorifikojnë me emra rrugësh kriminelët dhe mbajnë yllin e kuq si simbol.

PD dënon rilindjen nga qeveria narko-enveriste e Edi Ramës të simboleve, mentalitetit dhe praktikës së diktaturës enveriste!

Endrra e dikurshme e Edi Ramës kryebashkiak për ta trajtuar Memorialin e Azem Hajdarit si një “lapidar pa leje që duhet shembur”, do të kthehet në makthin e një kryeministri që s’ka gardist që e mbron, nëse fajtorët e këtij provokimi të pafalshëm nuk vendosen para përgjegjësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat