“Ambasadori Lu kërkoi arrestimin e Metës”, Rama: Akuzave të Llallës nuk u besoj

Shqipëria

“Ambasadori Lu kërkoi arrestimin e Metës”, Rama: Akuzave të Llallës nuk u besoj

Më: 14 prill 2018 Në ora: 06:28
Edi Rama

Spektakël të turpshëm dhe situata të sikletshme i cilëson Kryeministri Rama përballjen me sulmin me miell dhe vezë nga deputetët e opozitës. Në një intervistë për TvKlan, Rama flet për këtë situatë por dhe të vërtetat që fshihen sipas tij pas këtyre sulmeve.

Sipas Kryeministrit, forca tërheqëse e kryetares së LSI ndaj Lulzim Bashës në mënyrën sesi po e drejton opozitën aktuale, është e dukshme.

Kryeministri Rama pranon të komentojë dhe raportin e ‘Freedom House’ dhe qëndrimin për zgjedhjen e Ilir Metës si kreu i shtetit dhe në këtë pikë ai thotë se s’ka asnjë pendesë.

Sa i takon akuzave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm në adresën e ambasadorit Lu që sipas tij i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës si dhe deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha se të njëjtën gjë ka kërkuar për të dhe ambasadorja Vlahutin, Rama pranon të vërtetat e diplomatëve të huaj.

Kryeministri Edi Rama tha se nuk i beson letrës së Adriatik Llallës drejtuar Kongresit Amerikan se Donald Lu i kërkoi arrestimin e Ilir Metës në vitin 2015.

“Mes këtyre të shqiptarëve që përmendët dhe amerikanit, unë besoj amerikanin” u shpreh Rama.

Ndërsa për deklaratën e Berishës se Romana Vllahutin i kërkoi Adriatik Llallës, arrestimin e tij, Rama u shpreh:

“Mes gjithë këtyre shqiptarëve që përmendët dhe kroatëve, unë besoj kroatin”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat