Shkoi në Vlorë për të marrë çmimin e Anetës, ish-ministri zbulon mashtrimin e Ramës

Shqipëria

Shkoi në Vlorë për të marrë çmimin e Anetës, ish-ministri zbulon mashtrimin e Ramës

Më: 14 prill 2018 Në ora: 18:20
Edi Rama

Edhe pse në media u fol se kryeministri Edi Rama do të ishte ditën e sotme në Shkodër, ai udhëtoi drejt Vlorës për të marrë çmimin  e nënës së tij Anetës, dhënë nga Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë.

Në këtë takim, Rama tha se ishte aty për të marrë këtë çmim në emër të nënës së tij, pasi ajo prej disa kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk kishte mundësi që të ishte prezente.

Por, për të reaguar lidhur me këtë ngjarja, nuk e ka humbur rastin ish-ministri i tij, Ylli Manjani, i cili ka hedhur dyshime të forta se anulimi i vizitës së Ramës në Shkodër nuk është bërë për marrjen e çmimit.

Manjani shprehet se Rama nuk shkojë në Shkodër, pasi do të pritej me protesta, ku shkodranët ishin përgatitur për ta qëlluar me vezë dhe me miell sapo ai të hynte në qytet.

Ish-ministri ka shkuar edhe më tej, teksa tha se Rama shpiku historinë se shkuljes së dhëmbëve të burrave shqiptarë, duke shtuar se ishte gjetje shumë e lodhur.

“Nuk kisha në plan të shkoja në Shkodër”- tha udhëheqja! E mohoi edhe agjendën e vet! Pse nuk thotë të vërtetën xhanëm?! Nuk kishte qejf të hante Omëletë, sot për mëngjes. Do ta besonim dhe mirkuptonim! Po ajo sajesa e marrjes së Titullit të “shkuljes së dhëmbëve” në Vlorë, ishte gjetje shumë e lodhur...”, shkruan Manjani.

Në fjalën që mbajti kryeministri para pjesëmarrësve teksa tërhoqi çmimin, mes batutave tha se nëna e tij ishte ndër të parat që u shkuli dhëmbët burrave shqiptarë, pasi Aneta Rama ka qenë me profesion Stomatologe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat