Sherr në PD, anëtarja e Kryesisë përplaset me Lulzim Bashën

Shqipëria

Sherr në PD, anëtarja e Kryesisë përplaset me Lulzim Bashën

Më: 14 prill 2018 Në ora: 21:49
Endira Bushati

Partia Demokratike ka mbledhur kete te shtune Kryesinë për ndryshimet statutore, e cila i paraprin Kuvendit Kombëtar të Demokratëve.

Mbledhja e kryesisë së PD është shoqëruar me debate të forta.

Një ndër zërat kritik të Bashës, anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati është shprehur në takim se “nuk është statuti problemi, e thamë edhe më parë.

Problemi është si ta shndërrojmë partinë në fitimtare. Ta bëjmë një parti vlerash.

Nuk është puna të seksionet dhe grup seksionet.

Të dalim mbi veten e të gjejmë moton për publikun. Jemi qesharakë me kryetarët e degëve e grup seksionet dhe si vlerësojmë anëtarët”.

Por kreu i PD, Basha, ka treguar se nuk i pranon zërat kundër dhe i ka ndërprerë fjalën, me arsyetimin se është jashtë teme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat