Të huajt pastrojnë Shqipërinë, shqiptarët spektator

Shqipëria

Të huajt pastrojnë Shqipërinë, shqiptarët spektator

Më: 15 prill 2018 Në ora: 00:48
Pastrimi i mjedisit

Historiani Auron Tare ka publikuar dy fotografi nga dy epoka të ndryshme, ku shfaqet kujdesi i të huajve për ambjentin dhe iniferenca e Shqiptarëve.

Statusi i Tares 

Foto 1. 100 vite të shkuara pushtuesit austro-hungarezë ne Shkodër rregullonin rrugët e qytetit të lëna pas dore dhe të mbushura me baltë, plehra dhe ujra të zeza. 

Foto 2. Turistë çekë duke pastruar fshatin nga plehrat, qeset, hedhurinat.

Interesant është fakti që në këtë 100-vjeçar, si në rastin e austriakëve e si në rastin e çekëve, shqiptari është ulur në mejhanen e fshatit/qytetit duke rufitur kafenë apo rrëkëllyer gotën e rakisë dhe duke menduar jo pa shpoti se sa budallenj janë këta të huajt.

Dhe kështu rrodhi ky 100-vjeçar me shqiptarin që rri në kafene dhe pret budallenjtë e rradhës për të pastruar fshatrat dhe lumenjtë, liqenet dhe bregdetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat