Mediat gjermane: KE rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë

Shqipëria

Mediat gjermane: KE rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:04
Ilustrim

Komisioni Evropian do të rekomandojë çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Lajmi konfirmohet nga Westdeutsche Allgemeine Zeitung (WAZ), një gazetë pretigjioze gjermane me qendër në Essen dhe që publikohet nga grupi mediatik Funke Mediengruppe, e cila zbardh pjesë të progres-raportit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Negociatat e anëtarësimit pritet të fillojnë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, citon WAZ.

“Progres Raportet për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë siguruar nga redaksia jonë, nënvizojnë perspektivën e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Europian, por ndërkohë Komisioni bën thirrje për reforma më të mëdha”, thuhet në këtë shkrim.

Negociatat e anëtarësimit, vijon WAZ, aktualisht po zhvillohen me Malin e Zi dhe Serbinë, por Komisioni kërkon që t’i zgjerojë më tej dhe, në kuadër të progresit të arritur, ka rekomanduar hapjen e bisedimeve të anëtarësimit edhe me Maqedoninë e Shqipërinë.

Ndërkohë Komisioni i BE-së vazhdon ta përjashtojë pranimin e Turqisë si anëtare të BE-së. “Turqia ka ndërmarrë “hapa të mëdhenj larg Bashkimit Evropian”, thuhet në raportin për përparimin e Turqisë në lidhje me gjendjen e negociatave të anëtarësimit”, citon Deutsche Welle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat