Vdes njëri nga themeluesit e PD-së

Shqipëria

Vdes njëri nga themeluesit e PD-së

Më: 16 prill 2018 Në ora: 08:50
Altin Qoshja

Partia Demokratike ka njoftuar se shpreh ngushellime të sinqerta për ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit të dhjetorit, që u shqua mes nesh për kurajon dhe urtesinë në kohe të veshtira.

Në një deklaratë lëshuar sot, PD kujton se 27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosën mbrëmjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partisë Demokratike.

"Gjatë levizjes studentore, ai u rendit ndër të rinjtë e parë të cilët kundershtuan regjimin diktatorial dhe deri në ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte një nga demokratët më të perkushtuar.

Me dhimbje të thellë, ngushëllojmë familjen dhe miqtë e Altinit!

I paharruar qofte mes nesh!" thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat