'Shqiptarët sjellin kokainë të pastër dhe po ulin çmimin në Europë'

Shqipëria

'Shqiptarët sjellin kokainë të pastër dhe po ulin çmimin në Europë'

Më: 16 prill 2018 Në ora: 09:12
Ilustrim: Droga

Konkurrenca ndërmjet bandave rivale për të shitur kokainë tek klientët e pasur do të rrisë pastërtinë e drogës në nivele të rrezikshme, paralajmërojnë ekspertët në Britaninë e Madhe.

“Tregtarët”, thonë ata, gjithashtu do të fillojnë të ulin çmimet për të tërhequr më shumë konsumatorë, pasi tregu të jetë i ngopur me drogën e klasës A.

Banda të tjera po përdorin metoda alternative duke përfshirë “kartat e besnikërisë” që zakonisht janë parë në dyqanet e nivelit të lartë. Vdekjet nga kokaina në Angli dhe Uells janë më shumë se dyfishuar në katër vitet e fundit sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare: 371 vdekje nga kokaina në vitin 2016, krahasuar me vetëm 139 në vitin 2012.

Në vitet 2016-17, 12 mijë njerëz u pranuan në spital me çrregullime nga kokaina, ndërsa në vitet 2007-08 ky numër ishte vetëm 5,148. Pastërtia e drogës raportojnë mediat britanike është më e larta që gjendet në dekada.

Megjithëse disa besojnë se kokaina e pastër është më e sigurt, e kundërta është e vërtetë.

Ish-kreu në Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe Drogës tha për Telegrafin, shkruan g.sh: “Çmimet e kokainës mund të bien, sepse bandat kriminale të organizuara shqiptare që kanë kontrollin e tregut kanë ndikuar vërtet në çmimet e shitjes me shumicë”.

Një kilogram “me shumicë” që do të kushtonte rreth 50 mijë sterlina tani po shitet për 30 mijë nga bandat e Europës Lindore për të mposhtur konkurrentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat