Departamenti Amerikan i ndalon hyrjen në SHBA deputetit shqiptar - Bota Sot
Departamenti Amerikan i ndalon hyrjen në SHBA deputetit shqiptar

Shqipëria

E hënë, 23 prill 2018

Departamenti Amerikan i ndalon hyrjen në SHBA deputetit shqiptar

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:29
Departamenti Amerikan

Departamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Image
Tom Doshi

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. 

Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik.

Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur. nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. /VOA

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test