Mbështeti hapjen e negociatave për Shqipërinë, Basha falenderon kreun e 'Junge Union' të CDU

Shqipëria

Mbështeti hapjen e negociatave për Shqipërinë, Basha falenderon kreun e 'Junge Union' të CDU

Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:45
Kryetari i Forumit Rinor të CDU, Paul Ziemiak dhe Lulzim Basha

Kryetari i Forumit Rinor të CDU, Paul Ziemiak, ka mbështetur sot në Bundestag, hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i pranishëm në seancën e vështirë dëgjimore ku priste të ndeshej me shumë skepticizëm, e ka falenderuar z. Ziemiak në emër të opozitës shqiptare dhe të rinjve shqiptare.

"Jemi këtu me z.Paul Ziemiak, - rrëfen Basha në video live nga Berlini, - i cili është anëtar i komisionit për Çështjet Europiane dhe Çështjet e Jashtme, po kështu kryetar i Forumit Rinor të CDU, “Junge Union”, i cili është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Shqipërisë dhe Rinisë Shqiptare. E falënderoj për ndihmën që na dha sot në këtë mbledhje të vështirë të Komisionit për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU dhe CSU për një votë pozitive për negociatat si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracisë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore. Pra, për të ndihmuar përmes presionit të shtuar në arritjen e objektivave evropiane që ka opozita, PD-ja, rinia e PD-së dhe rinia shqiptare."

Z. Paul Ziemak tha: "Faleminderit për vizitën tuaj këtu në Parlamentin gjerman, Bundestag. Faleminderit për diskutimin e shkëlqyer që patëm sot. Urimet më të mira nga unë, Forumi Rinor dhe partia tonë për të rinjtë në Shqipëri. Ne besojmë tek ju. Punojmë shumë mirë bashkë, ndaj dhe urimet më të mira nga Berlini për Shqipërinë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat