Shpërndanin drogë afër shkollave, pranga 3 të rinjve në Tiranë

Shqipëria

Shpërndanin drogë afër shkollave, pranga 3 të rinjve në Tiranë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:52
Ilustrim

3 persona janë vënë në pranga ditën e djeshme nga policia e Tiranës, pasi ishin pjesë e një grupi që shpërndanin drogë pranë shkollave të kryeqytetit.

Blutë e Tiranës kanë njoftuar se të arrestuarit janë Gentian Kurti 25 vjeç, Marko Bano 19 vjeç dhe Xhulio Koprencka, 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Duke u bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, polici e Tiranës ka mundur që të zbulojë se personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin kryenin aktivitet të kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike “Cannabis Sattiva” kryesisht pranë shkollave 9 vjeçare në zonën e "21 Dhjetorit".

Gjatë operacionit të policisë, Gentian Kurti, në momentin e arrestimit, në rrugën e "Babe Rexha", gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 cope qesesh farmaceutike me bimë “Canabis Sativa” gati për hedhje në treg.

Po ashtu, në banesën ku kishin marrë me qira janë gjetur Marko Bano dhe Xhulio Koprencka, të cilët merreshin me përgatitjen e kësaj lënde narkotike, ku e ndanin në doza.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se në banesën në fjalë është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 801 gram “Canabis Sativa“ si dhe një peshore elektronike.

Pas arrestimeve, policia e Tiranës ka çuar dosjen hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkepunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat