Prokurorja e Shkodres në KPK, nuk justifikon dot dy apartamente

Shqipëria

Prokurorja e Shkodres në KPK, nuk justifikon dot dy apartamente

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:57
Prokurorja e Apelit në Shkodër

Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, ka dalë sot para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Genta Tafa dhe Pamela Qirko. Nikëhasani është paraqitur vetë në seancën dëgjimore, duke mos pranuar të mbrohet me avokat.

KPK ka dalë në përfundimin se pas hetimit administrativ ka rezultuar se Nikëhasani nuk justifikon dot pasurinë e saj. Në ndryshim nga ILDKPKI-ja që ka konstatuar se Nikëhasani nuk ka fshehur pasurinë, KPK-ja thotë se prokurorja ka gënjyer pasi nuk ka burim pasurie për blerjen e apartamenteve dhe garazheve.

“Për Besa Nikhasanin është bërë vetëm kontrolli për pasurinë nëpërmjet vettingut. ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet e Nikhasanit janë të sakta, nuk ka fshehur pasurinë nuk ka kryer deklarim te rremë. Ka burim të ligjshëm pasurie. Nuk kemi kryer një hetim të pavarur nga përgjigja e ILDKPKI. Nikëhasani ka një apartament me vlerë 90 mijë euro në Tiranë, apartament me vlerë 28 mijë euro në Shëngjin dhe një dyqan në Lezhë, fituar me prishjen e një apartamenti të vjetër. Nikëhasani ka gënjyer për një apartament në Lezhë me sip 130 m2. Nuk ka pasur asnjëherë certifikatë pronësie. Sipas prokurores ka pasur këtë apartament, është prishur dhe është bërë një pallat i ri, por nga hetimi administrativ nuk ka fakte. Nikëhasani nuk ka burim pasurië për blerjen e automjetit një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë. 130 m2 apartament në Lezhë dhe apartament 140 m3 e dy garazheve në Tiranë dhe fuoristradës janë pa burim të justifikuara.”-ka thënë KPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat